MKPN

Takim me partnerët dhe institucionet lokale për fillimin e Projektit “Fëmijët janë të përkujdesur, ndihen të mbrojtur dhe marrin pjesë aktivisht në vendimet që ndikojnë në jetën e tyre.”

U realizua sot takim me partnerët dhe institucionet lokale për fillimin e projektit “Fëmijët janë të përkujdesur, ndihen të mbrojtur dhe marrin pjesë aktivisht në vendimet që ndikojnë në jetën e tyre.” i cili do të zbatohet në zonën e Vlorës nga “Me Komunitetin për Ndryshim”. Ishte një takim prezantues dhe informues për projektin në të cilin dhe partnerët dhe komunitetet do të kenë rolin e tyre.

Ky takim u zhvillua në kuadër të skemës së granteve të mesme pjesë e projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga  Dhuna dhe Abuzimi në Shqipëri” i finanucar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC).

This meeting was developed in the framework of sub-granting scheeme of the project “Strengthening Civil Society to Prevent and Protect Children from Abuse and Violence in Albania” funded by the European Union, and implemented by Terre des hommes in Albania (Tdh) in partnership with the Albanian National Training and Technical Assistance Resource Centre (ANTTARC).